Arbitri i episodit Ronaldo-Juliano thyen heshtjen: Ishte faull për Juven! (VIDEO)

Pas 20 vitesh heshtje për mediat, Piero Keçarini rikthehet të flasë. Arbitri i cili u bë protagonist për episodin e famshëm mes Iulianos dhe Ronaldos më 26 prill 1998, ka folur për “Premium Sport”, duke dhënë versionin e tij për rastin.

“Më vjen keq që më kujtojnë vetëm për atë episod. Edhe pse kam pasur një karrierë të gjatë si arbitër. Ka qenë një duel fizik mes Ronaldos dhe Julianos dhe jo e kundërta. Sot, që ka kaluar shumë kohë, konfirmoj atë që kam parë në fushën e lojës, që ishte thjeshtë një kontakt fizik.

Gabimi im i vetëm ishte që nuk dhash faull në favor të Juventusit, sepse fakti që nuk vërshëlleva bëri që të kuptohej që ka pasur faull nga Juliano. Në fakt unë kam parë të kundërtën”, u shpreh ish-arbitri i njohur që ka hapur polemika të reja pas kësaj deklarate. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?