FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Argjentina anulon miqësoren me Izraelin, ja arsyeja

Argjentina ka anuluar ndeshjen përgatitore përpara Botërorit me Izraelin, me sa duket nën presionin politik mbi trajtimin që Izraeli u bën palestinezëve në Gaza, raporton TCH.

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain i tha kanalit sportiv “ESPN” të martën se ndeshja ishte anuluar. “Më në fund ata bënë gjënë e duhur”, tha ai gjatë një interviste.

Ambasada izraelite në Argjentinë konfirmoi anulimin e ndeshjes miqësore mes dy vendeve përmes një statusi në “Twitter”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportime të medieve theksojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i telefonoi presidentit argjentinas, Mauricio Macri, në përpjekje për të shpëtuar fatet e kësaj miqësoreje, që pritej të luhej në Jeruzalem të shtunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmi për anulimin e saj është pritur me brohorima dhe duartrokitje në Gaza, aty ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të javëve të fundit.

Në Ramallah të Bregut Perëndimor, Federata palestineze e Futbollit publikoi një deklaratë ku falënderonte sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, dhe shokët e tij të skuadrës për anulimin.

“Vlerat, morali dhe sporti kanë arritur një triumf sot, ndërsa një karton i kuq i është nxjerrë Izraelit përmes anulimit të ndeshjes”, tha shefi i federatës Jibril Rajoub, i cituar nga “Reuters”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?