Argjentina fiton me “poker” ndaj Haitit, Mesi shënon tripletë (VIDEO)
Argjentina po vijon përgatitjet për Kupën e Botës, teksa sot ka zhvilluar një test miqësor ndaj Haitit. Ndeshja nuk ka pasur shumë histori, pasi është fituar në shifrat 4-0 nga Kombëtarja “Albiceleste”.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Lionel Mesi, i cili shënoi tre nga katër golat e kësaj ndeshje. Në pjesën e parë, ai gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë, ndërkohë që në fraksionin e dytë shënoi dy golat e tjerë. Në pjesën e dytë shënoi edhe Serxhio Aguero, i cili konfirmoi se do të jetë gati për Kupën e Botës pas një dëmtimi që ka pasur së fundmi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

