Argjentina fiton miqësoren ndaj Panamasë, Messi shënon golin e 800-të (VIDEO)

Argjentina pritet në Buenos Aires si kampione bote pas 96 ditësh nga triumfi në Katar. Kombëtarja “Albiceleste” zhvilloi një miqësore në shtëpi ndaj Panamasë duke triumfuar me shifrat 2-0.

Një ndeshje e veçantë ka qenë kjo për kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi i cili theu një rekord të ri në karrierën e tij.

“7 herë Topi i Artë” arriti të shënojë një gol ndaj Panamasë me të cilin shkoi në kuotën e 800 golave në karrierën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveçse arriti një rekord të ri, Messi tashmë gjendet vetëm një gol larg shifrës së 100 të tillëve me fanellën e Argjentinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?