Arsenal “shkatërron” Nottingham dhe rikthehet në krye të Premier League (VIDEO)

Arsenali nuk di të ndalet në Premier League. Topcijtë e Londrës shkatërruan 5-0 Nottingham Forest në “Emirates Stadium” dhe rimarrin kreun e renditjes.

Për skuadrën e Artetës do të shënonin Martinelli në minutën e 5’, Nelson në minutën e 49’ dhe 52’, Partey në minutën e 57’ dhe Odegaard në minutën e 78’.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka zhvilloi një ndeshje shumë pozitive por nuk la gjurmë me gol. Arsenal rikthehet në krye të renditjes me 31 pikë, ndërkohë që Nottingham qëndron në fund të renditjes me 9 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?