Asllani lodhet nga Interi, kërkon largimin që në muajin janar

Kristjan Asllani nuk është i lumtur në periudhën e tij të parë tek Interi. Mesfushori i afruar gjatë verës nga Empoli si zëvendësues i Brozovc, ka përfunduar në pankinë edhe pas dëmtimit të kroatit.

Inzaghi preferon para tij Calahanoglu në rolin e regjisorit, me Mkhitaryan dhe Barella-n në krahë  të tij. Duke parë situatën, Asllani sipas mediave italiane do të kërkojë largimin që në muajin janar për të luajtur më shumë.

Nuk dihet ende nëse Interi ka si synim ndarjen nga lojtari, por impakti i deritanishëm nuk ka qenë shumë pozitiv, duke e limituar shumë mesfushorin e kombëtares sonë. Asllani kërkon hapësira që një skuadër tjetër, ndoshta dhe në emër më të vogël mund të ja garantojë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?