Asllani: Po mësoj nga Brozovic, do të jap më të mirën për Kombëtaren
Kritjan Asllani pas transferimit nga Interi nuk është se ka pasur shumë hapësira. Gjithsesi tashmë do të jetë periudha ku ai do të duhet të tregojë veten në Kombëtare.
Si e shihni sfidën ndaj Izraelit?
Kemi luajtur kundër Izraelit, është një ekip shumë i fortë, sepse ka lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse në këtë ndeshje që të marrim tri pikë.
Ju shqetëson fakti që nuk keni pasur minuta në dispozicion ?
Është normale që s’kam luajtur, jam 20-vjeç dhe kam ardhur në një ekip shumë të fortë, por duhet të kem durim, pasi në roli tim luan një lojtar shumë i mirë si Brozovic dhe po mësoj shumë nga ai.
A i sheh ndeshjet e Kombëtares si mundësi për të tërhequr vëmendjen e trajnerit Inzaghi?
Jo nuk e di, kur jam me Kombëtaren, luaj me Kombëtaren, kur të kthehem, s’e di çfarë do bëhet. Stërvitem mirë, jam profesionist, kur të më jepet shansi, do të jap më të mirën.
Si ka ndryshuar jeta jote pas kalimit te Interi?
Nuk e di si ka ndryshuar, pasi kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli tek Interi, që është super ekip. E di që ka presion më të madh, por për mua nuk është problem, pasi jam mësuar.
KOHA JONË SONDAZH

