Asllani shpërthen në lot pas ndeshjes ndaj Barcelonës, shokët e ngushëllojnë (VIDEO)
Kristjan Asllani mbrëmjen e djeshme u aktivizua në minutat e fundit nga trajneri Inzaghi kundër Barcelonës. Mesfushorit kuqezi, që kishte në këmbët e tij golin e fitores për Interin, por nuk ia doli të finalizonte saktë dhe as të pasonte për shokun e zbuluar.
Futbollisti 20 vjeçar mund t’i dhuronte fitoren ekipit të tij, ndaj dhe pas vërshëllimës përfundimtare nuk i përmbajti dot lotët. Shokët e skuadrës vrapuan menjëherë ta përqafonin. Sepse kjo do të thotë të jesh skuadër.
Asllani ishte ndër futbollistët e pakët që nuk ju gëzua këtij barazimi, pasi ndjente përgjegjësi se mund t’i kishte dhënë fitoren ekipit të tij, gjithsesi mosha e favorizon për të ardhmen.
Asllani has blood on his hands. pic.twitter.com/cFepNzekmj
— TMJ_17 (@TMJ_171) October 12, 2022
KOHA JONË SONDAZH

