Aston Villa shkarkon trajnerin Gerrard, projekton Pochettinon si zëvendësues

Steven Gerrard nuk është më trajneri i Aston Villa-s. Ekipi nga Birmingemi humbi 3-0 ndaj Fulhamit, disfatë që ka sjellë fundin e aventurës së ish-kapitenit të Liverpoolit. Në katër javët e fundit në Premier League ka mbledhur vetëm dy pikë.

Me anë të një postimi zyrtar në rrjetet sociale, Aston Villa konfirmon se menaxheri Steven Gerrard është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm

42-vjeçari mori drejtimin e Aston Villa në nëntorin e vitit të kaluar dhe gjatë kësaj periudhe ai regjistroi 40 ndeshje në stolin e “The Lions”. Kontrata i përfundonte në vitin 2025, ndërkohë që Mauricio Pochettino është një nga alternativat për ta zëvendësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?