Atletico fiton ndaj Betis, vendos dopieta e Griezmann (VIDEO)

Atletico Madrid ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertën ndaj Betis, duke u ngjitur në vendin e tretë të La Ligas, me tetë pikë më pak se Reali kryesues.

“Los Colchoneros” shfrytëzuan pasigurinë e mbrojtjes vendëse në dy raste, duke shënuar dy herë me Antoine Griezmann në pjesën e dytë.

Francezi e realizoi direkt nga goditja e lirë në minutën e 54-t, ndërkohë që në të 71-tën do të realizonte për herë të dytë, duke konfirmuar orman shumë të mirë që po kalon pas blerjes së kartonit të tij nga Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Betisi e rihapi ndeshje në minutën e 87-të, por koha e mbetur ishte e pamjaftueshme për vendësit për të gjetur të paktën një gol për të shmangur humbjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?