Atletico Madrid është në shitje pas eliminimit nga Championsi, çmimi me 10 shifra
Atletico Madrid është në shitje. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat spanjolle në orët e fundit që sqarojnë se Gil Marín dhe Enrique Cerezo kanë thënë se janë gati të vlerësojnë në mënyrë konkrete shitjen e klubit.
Eliminimi që në fazën e grupeve të Champions League, ka ndikuar jo pak në këtë vendim. Madje është vendosur dhe çmimi i shitjes së mundshme të Los Colchoneros, është 1,350 miliard euro.
Megjithatë, jo të gjitha paratë do të shkojnë në xhepat e pronarëve: gjysma do të përdoret për të shlyer borxhin e madh që Atletico ka dhe është rritur vitet e fundit, pavarësisht rezultateve të mira sportive. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

