Australia “paqe” me Danimarkën, mbetet gjithçka e hapur në grupin C (VIDEO)

Danimarka nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e dytë në grupin C. Në “Samara Arena” u zhvillua një ndeshje e një niveli aspak të kënaqshëm, teksa për t’u evidentuar janë vetëm 45 minutat e para, ku edhe ndodhën episodet që vendosën takimin.

Danimarka gjeti shumë shpejtë golin e avantazhit që në minutën e 7-të. Sulmuesi Jorgensen kontrollon topin dhe jep një pasim shumë të bukur në zonë për Eriksen, i cili godet menjëherë me të majtën duke lënë të shtangur portierin australian. Reagimi i Australisë ishte mjaft i mirë. Në minutën e 38-të, Poulsen përsërit të njëjtin gabim si në ndeshjen e parë duke prekur topin me dorë brenda zonës, një veprim që u pa u pa nga gjyqtari Lahoz vetëm me VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga pika e bardhë shkoi Jedinak, i cili u tregua i sakta nga pika e bardhë, ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Francës. Në pjesën e dytë Australia vendos disa herë në vështirësi portierin Schmeichel, pasi Rogic dhe Ryan tentuan të shënonin. Danimarka ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Australia merr pikën e parë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?