Balaj: Ne jemi përgjegjësit kryesorë për humbjen me Kosovën

Skuadra kombëtare e futbollit vijon përgatitjet e saj në Verbier, në vigjilje të ndeshjes së dytë miqësore me Ukrainën. Përpara mediave sot dolën futbollistët Mërgim Mavraj dhe sulmuesi Bekim Balaj.

Bomberi shkodran mendon se gjithsecili duhet të nxjerrë mësimet e tij nga ajo humbje:

“Ka qenë një vit i vështirë. Një dëmtim më ka penguar që të kalojë dhe pritshmërit e mia. Gjithsesi tashmë e kam kaluar, pasi kam luajtur një pjesë të mirë të ndeshjeve, dhe jam i gatshëm të jap më të mirën për Kombëtaren. Ndeshja me Kosovën nuk la një shije të mirë te asnjë, pasi ishte një ndeshje vëllazërore. Nga vetë rezultati dhe mënyra si luajtëm, të lënë të kuptosh se te ne mungoi përqendrimi dhe dëshira. Secili nga ne që vesh fanellën e ekipit Kombëtar, duhet që të ketë dëshirë për të dhënë maksimumin..

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ndeshje u pa më tepër për të provuar. Ndeshja me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj, për të provuar skema të reja loje. Por në fund, çdo lojtar që luan në kombëtare nuk ka justifikim, gjithsecili duhet të japë maksimumin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket mënyrës së lojës, ndoshta me dy sulmues mua më përshtat më shumë, por rezultatet nuk është kanë dhënë rezultat. Me Kosovën nuk çaluam në lojën sulmuese, pasi kemi krijuar shumë pak. Mendoj që po të krijohen raste, ne kemi futbollistë që mund të jenë shumë të rrezikshëm përpara portës. Me Ukrainën shpresoj që të luaj nga minuta e parë dhe të jap më të mirën”, ka thënë Balaj.

Ekipi kombëtar do të vijojë programin stërvitor këtë të enjte pasdite këtu në Verbier, në orën 17.00.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?