Barazimi me Vllazninë, tranjeri Di Biagio: Luajtëm mirë, barazimi i drejtë

Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio, foli për ndeshjen ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë. Di Biagio deklaroi se barazimi ishte rezultat i drejtë, ndërsa refuzoi të flasë për vendimet e arbitrave.

”Fola javën e kaluar për arbitrat dhe nuk mund të flasim për javë. Ndoshta mund të flas pas 2 muajsh për këtë. Jam i kënaqur me atë që treguan çunat në fushën e lojës. Kemi humbur ne dy pikë. Momentin e penalltisë nuk e diskutoj. Kishim raste dhe humbëm 2 pikë. Duhet të stabilizojmë diçka.

Është fusha ajo që tregon gjithçka. Vllaznia luan futboll të bukur, por edhe me 10 lojtarë tentuam golin. Është fusha ajo që flet dhe rastet, jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në ndeshjet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

I thashë skuadrës që duhet të jenë të qetë, sepse luajtëm mirë. Ishte e vështirë që t’i jepnim ritëm, pasi kishte shumë lojtarë që shtriheshin në tokë. Jam krenar që ekipi bëri gjithçka dhe atë që i kërkova unë. Për ato që u dhanë në fushë, barazimi ishte lojtar i drejtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?