Barcelona dhe Real Madrid, “El Clasico” për të rrëmbyer Pjaniç
Real Madrid dhe Barcelona janë shumë të interesuar për Miralem Pjaniç. Si “Los Blancos” ashtu edhe “blaugranat” janë hedhur në sulm për 28-vjeçarin, por drejtuesit bardhezinj nuk kanë ndërmend për ta lënë të lirë.
Juventusi do të ishte i gatshëm për të shitur mesfushorin, sigurisht për një shumë të majme, të cilën më pas do ta investonte për të blerë kartonin e Milinkovic-Saviç të Lacios.
Në ditët e fundit ka pasur edhe një ofertë zyrtare, por nga Mançester Siti prej 50 milionë eurosh, por bardhezinjtë kërkojnë të paktën 80 për ta lënë të lirë. Mbetet të shohim në ditët në vijim se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i yllit boshnjak. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

