Barcelona dhe Reali në luftë për “trurin” e Juventusit

Miralem Pjaniç është kthyer në epiqendrën e thashethemeve në Spanjë, teksa Real Madrid dhe Barcelona janë gati që t’ia rrëmbejnë bardhezinjve këtë verë. “Sky Sport” shkruan se madrilenët vijojnë të ruajnë interesimin për boshnjakun që nga koha kur ka qenë pjesë e ekipit të Romës. Edhe pse Zidane beson shumë të Modriç dhe Kros, ai kërkon që të ketë një alternativë më shumë për një sezon të gjatë.

Nga ana tjetër, “Onze Mundial” thekson se Barcelona gjithashtu ka shprehur interesim për Pjaniç. Me largimin e Iniestës, ata kërkojnë një një “tru” të rëndësishëm në mesfushë, teksa kush më mirë se Pjaniç, do ja garantonte një gjë të tillë. Juventusi nuk do të ulet për të negociuar me asnjë skuadër pa shifrën e 70 milionë eurove. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?