Barcelona fiton me 10 futbollistë ndaj Osasunës, Lewandowski del me të kuqe (VIDEO)

Barcelona ka arritur që të marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Osasunës, edhe pse në fakt do të luante me 10 futbollistë për 60 minuta për shkak të ndëshkimit të Lewandowskit me dy të verdhë pas 30 minutash lojë.

Në minutën e 14-t, vendësit morën epërsinë me golin e Garcias nga zhvillimet e një goditjeje këndi. Ndeshja u komplikua pas daljes me karton të kuq të Lewandowsit, por që gjithsesi Pedro do të barazonte menjëherë në fillimin e pjesës së dytë.

Goli i barazimit ktheu qetësinë te Barça, që në fundin e sfidës dhuroi spektakël me një kombinim perfekt mes De Jong dhe Raphinas, me sulmuesin brazilian që shënoi një nga golat më të bukur në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona me këtë fitore shkëputet në krye me 37 pikë, 5 më shumë se Reali, por Los Blancos kanë dhe një sfidë më shumë për të luajtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?