Barcelona fiton me “poker” ndaj vendit të fundit, arratiset +15 nga Reali (VIDEO)

Barcelona vijon rrugëtimin perfekt drejt titullit kampion në La Liga. Skuadra katalanase ka shkatërruar 4-0 vendin e fundi të renditjes, Elchen.

Ishte një duel shumë i thjeshtë për skuadrën e Xavit, që do ta zhbllokonte që në minutën e 20-të me Lewandowskin. Në pjesën e dytë, Ansu Fati do të dyfishonte shifrat.

Lewandowski me penallti dhe Ferran Torres do të vulosnin gjithçka. Barcelona tashmë ngjitet në kuotën e 71 pikëve, në vendin e parë, 15 më shumë se Reali. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?