Barcelona mund Leganes, Mesi shkëlqen me tripletë (VIDEO)
Barcelona nuk di të ndalet në La Liga. Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar lehtësisht 3-1 ndaj Leganes në ndeshjen e javës së 31-të. Protagonist absolute për katalanasit ishte Lionel Mesi me tripletë.
Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 27-të me një ekzekutim mjeshtëror nga goditja e lirë. Pas 3 minutash, “Pleshti” shënoi dhe golin e dytë pas një asisti të dhënë nga Kutinjo.
Blaugranët më pas administruan lojën pa shpenzuar shume energji, teksa El Zhar ngushtoi shifrat. Barcelona shënoi golin e tretë 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt.
KOHA JONË SONDAZH

