Barcelona “plagoset” nga kombëtaret, 4 dëmtuar nga Liga e Kombeve
Barcelona e ka pësuar më shumë nga të gjitha skuadra nga ndeshjet e kombëtareve gjatë shtatorit. Memphis Depay dhe Frenkie de Jong u dëmtuan, ndërkohë që pas tyre ishin dhe Kounde dhe Araujo.
Të dy holandezët u janë nënshtruar testeve mjekësore pasditen e djeshme me Barçën, të cilat kanë konfirmuar shqetësimet. Memphis ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë.
Klubi katalanas, përmes një deklarate ka raportuar shqetësimin se nuk janë në dispozicion të trajnerit Xavi, por nuk ka treguar kohën e parashikuar që duhet të qëndrojnë larg fushave të lojës.
Dy lojtarët holandezë kanë humbur rolin e titullarit në këtë sezon dhe tashmë vijnë edhe dëmtimet.
KOHA JONË SONDAZH

