Barcelona s’do të luajë asnjë ndeshje në shtëpi sezonin e ardhshëm

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Barcelona do ta ketë sezonin e ardhshëm tepër sfidues. Kjo për arsye sepse blaugranat nuk do të luajnë në “Camp Nou” pasi stadiumi do të nisë procesin e rikonstruksionit.

Sipas mediave spanjolle, Barca largohen për herë të parë pas 60 vitesh nga shtëpia e saj për të gjetur strehim në stadiumin e Montjuic.

Një ditë më parë bordi i hapi rrugë zbatimit të projektit 1.5 miliardë euro, i cili financohet nga fondet e investimeve amerikane Goldman Sachs dhe JP Morgan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sezonin 2023-24, Barça do të quajë shtëpinë Estadi Lluis Companys, një stadium me 55,000 vende që ndodhet në kodrën më të madhe në jugperëndim të qytetit të Barcelonës, në Montjuic.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?