Barcelona shkatërron Villarealin, Lewandowski dhuron spektakël me dopietë (VIDEO)
Barcelona është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga, duke marrë një sukses të thjeshtë 3-0 ndaj Villarealit. Robert Lewandowski ishte protagonist absolut me një dopietë golash.
Në të 31-tën, sulmuesi polak shndërroi në gol asistin e Jordi Albas, ndërsa në minutën e 35-të ai tundi rrjetën me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës. 3 minuta më pas Ansu Fati vulosi shifrat duke shënuar dhe golin e tretë.
Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e 2 me 25 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Realit.
KOHA JONË SONDAZH

