Barcelona zgjedh stadiumin për sezonin e ardhshëm, vetëm me 59 mijë vende

“Camp Nou” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit sezonin e ardhshëm dhe Barcelona ka vendosur që ndeshjet si pritëse t’i zhvillojë në “Estadio Olimpic de Montjuic”.

Stadiumi provizor ka një kapacitet maksimal prej 59 mijë vendesh, nga të cilat 45 mijë do të jenë të rezervuara për abonentët dhe [pikërisht këtu nis problemi.

Në “Camp Nou” Barcelona ka aktualisht 83 mijë tifozë të abonuar dhe do të jetë e pamundur që t’i kënaqë të gjithë, me një stadium që ka kapacitet shumë më të vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

83 mijë tifozë do të blejnë gjysmë abone, pra një pjesë do të ndjekin gjysmën e ndeshjeve si pritës në kampionat dhe një pjesë që do të mund të ndjekin gjysmën tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?