Bayerni befason Juven dhe Interin, futet në garë për sulmuesin francez
Marcus Thuram arriti që të merrte një ftesë për në Kupën e Botës me Francën. Didier Deschamps kishte ftuar 25 lojtarë në fillim, ndërkohë që në momentet e fundit grumbulloi dhe sulmuesin e M’Gladbach.
25-vjeçari këtë sezon ka shënuar 10 gola në Bundesliga dhe tre të tjerë të realizuar në Kupën e Gjermanisë. Për lojtarin e lindur në Parma, interesohen prej kohësh Juventusi dhe Interi.
Garës për shërbimet e sulmuesit francez i është bashkuar dhe Bayer Munchen, një klub që njihet për transferimet e shumta nga ekipet rivale në Bundesligë.
Thuram ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach. Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të heqin dorë prej tij në merkaton e dimrit për një shumë që sillet rreth 10 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

