Bayerni fiton me manita ndaj Friburgut, ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)

Bayerni merr një fitore të thjeshtë në shifrat 5-0 ndaj Freiburgut në “Allianz Arena”. Skuadra e drejtuar nga Nagelsman, pasi siguroi kualifikimin në Champions, tashmë është përqendruar në Bundesligë, ku nuk pati një fillim sezoni të mirë.

Në minutën e 13-të zhbllokoi takimin me Gnabry, ndrkohë që Choupo-Moting do të dyfishonte shirat në minutën e 33-të.

Në fillimin e pjesës së dytë, Sane dhe Mane e thelluan rezultatin në 4-0, ndërsa në minutën e 85-të e tundi rrjetën Sabitzer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Bayerni ngjitet në kuotën e 19 pkëve, 1 më shumë se Freburgu i vendit të tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?