Bayerni fiton me vuajtje ndaj Hertha Berlin, Dortmundi bën detyrën kundër Bochum (VIDEO)

Bayern Munich mori një fitore shumë të vështirë 3-2 ndaj Hertha Berlind në super duelin e kësaj fundjave ndaj Hertha Berlin. Bavarezët u duk se do të merrnin një fitore të lehtë pasi shënuan tre gola në harkun e 38-minutave falë realizimeve të Musialës dhe dy golave të Choupo-Moting.

Gjithsesi vendasit nuk u demoralizuan dhe brenda pjesës së parë ndëshkuan dy herë Manuel Neuer. Lukebakio dhe Selke, rihapën ndeshjen dhe vendosën në presion miqtë. Deri në fund, vendasit provuan surprizën, por nuk ia dolën. Bayerni rikthehet në vend të parë me 26 pikë ndërsa Hertha Berlin mban vendin e 14-të me 11 pikë.

Borussia Dortmund fitoi lehtësisht me rezultatin 3-0 në shtëpi ndaj Bochum. Verdhezinjve i mjaftuan 45-minuta për të marrë triumfin teksa e mbyllën sfidën që në pjesën e parë pas golave të Moukoko, Reyna dhe sërish Moukoko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?