Bayerni i Tuchel mund me “poker” Dortmundin dhe rimerr kryesimin (VIDEO)
Bayern Munich tregon forcën e saj në momentin kur duhet. Skuadra bavareze ka shkatërruar 4-2 Dortmundin, në duelin direkt për titull. Trajneri Tuchel e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në krye të Bayernit me një lojë dominuese, ku ekipi i tij shënoi 3 herë për 23 minuta.
Fillimisht do të ishte Upamecano që do të shënonte në minutën e 12-të, duke përfituar dhe nga një gafë e rëndë e portierit Kobel. 6 minuta më pas do të ishte Muller, që me një instinkt vrastar, e shtyu topin në kuadratin e portës. Veterani gjerman nuk u ndal me kaq, pasi 5 minuta më pas u tregua i vëmendshëm në zonë për të shënuar një tjetër gol.
Në fillimin e pjesës së dytë Coman shënoi golin e katërt, ndërkohë që në krahun tjetër Emre Can shënoi nga pika e bardhë. Në fundin e ndeshjes Malen shënoi golin e dytë për Dortmundin. Bayerni merr kryesimin me 55 pikë, dy më shumë se verdhezinjtë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

