Belgjika dhuron spektakël, shkatërron Panamanë në sfidën e parë (VIDEO)

3 gola për 3 pikët e para në Kupën e Botës. Belgjika e ka nisur më këmbën e mbarë aventurën në Rusi duke shkatërruar 3-0 Panamanë në “Fisht Stadium”. Vetëm 45 minuta zgjati strategji e Gomez, duke bllokuar yjet e Belgjikës, të cilët humbën disa mundësi me De Brunyne, Lukakun dhe Mertens.
Ekipi i Martinez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 48-të. Pas një rrëmuje në zonën e Panamasë, topi shkon në hyrje të zonës, atje ku Mertens karikon të djathtën e tij duke e dërguar në cepin e portës. Belgët nuk ndalen me kaq, teksa në minutën e 69-ë do të gjenin edhe golin e dytë. De Bruyne futet me një veprim shumë të bukur në zonë, kroson për Lukakun, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë me një goditje me kokë. 6 minuta më pas Eden Hazard jep një asist për Romelo Lukakun, i cili e ka të thjeshtë për të mposhtur për herë të tretë në këtë ndeshje portierin Penedo.
Belgjika merr fitoren e parë në grupin G, teksa në mbrëmje Anglia do të luajë ndaj Tunizisë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

