Belgjika në ankth, Lukaku rrezikon seriozisht Botërorin
Belgjika është në ankth, pasi një nga futbollistët më të rëndësishëm, Romelu Lukaku, rrezikon seriozisht që të mos ta shohim në Kupën e Botës.
Sulmuesi i Interit, i cili ka shënuar 68 gola në 102 ndeshje me kombëtaren e tij, prej disa javësh po vuan nga një dëmtim. Rikthimi në fushë në duelin ndaj Viktoria Plzen duket se ishte i nxituar.
Për këtë arsye, të premten, me shumë mundësi do të merret një vendim përfundimtar nga mjekët e Belgjikës në lidhje me fatin e sulmuesit. Lukaku me fizikun e tij është një ndihmë e madhe për yjet e Belgjikës për të qenë më të frikshëm në aksionet sulmuese. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

