Belgjika publikon listën për Kupën e Botës, ky është vendimi për Lukakun

Belgjika ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar për Botërorin e Katarit. Romelu Lukaku ka siguruar një vend në listën e “Djajve të Kuq”, por nuk është e qartë nëse do të zbres në fushë që në fillim pasi ende nuk është në kushtet e duhura fizike.

Jashtë listës dy nga tre lojtarët e Milan, Saelemaekers dhe Origi nuk kanë bindur trajnerin, ndërsa një ftesë siguroi talenti Charles De Ketelaere. Pavarësisht se është shkëputur nga futbolli i rëndësishëm, një biletë për në Botëror mori edhe Dries Mertens.

Trajneri Martinez nuk preferoi të merrte me vetë në Katar, Adnan Januzaj. Pjesa tjetër e listës nuk ka surpriza, nga Courtois te De Bruyne të gjithë titullarët janë në dispozicion, ndërkohë që ka vend dhe për Eden Hazard.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?