FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Belgjika shpartallon Tunizinë, dopietë për Hazard dhe Lukakun (VIDEO)

Belgjika dhuron spektakël ndaj Tunizisë duke siguruar një biletë për në fazën tjetër. Ekipi i Martinez ka mundur me lehtësi Tunizinë në shifrat 5-2, teksa dy yjet e sfidës së sotme ishin Eden Hazard dhe Romelu Lukaku me nga dy gola secili, dhe Batshuayi një gol në fundin e takimit.

Ndeshja në fakt nisi me një gabim të arbitrit, i cili akordoi penallti që në minutën e 6-të për belgët, për një faull ndaj Hazard në hyrje të zonës. Nga pika e bardhë shkoi vetë Hazard, që zhbllokoi ndeshjen. Në minutën e 16-të do të ishte Lukaku, që mori një pasim fantastik nga Mertens dhe më pas mposhti portierin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tunizia reagoi menjëherë duke ngushtuar shifrat me Bronn në minutën e 18-të, por për të shuar shpresat e tyre mendon Lukaku, i cili në fundin e pjesës së parë shënon golin e tretë, dhe të katërtin në Kupën e Botës, duke barazuar Cristiano Ronaldon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillimin e pjesës së dytë Belgjika shënoi dhe golin e katërt me Hazard, i cili përfitoi nga një gabim në vendosjen e mbrojtjes tuniziane. Në fundin e ndeshjes ka kohë për të shënuar emrin në listën e shënuesve edhe për Batshuayin. Në minutën e fundit të shtesës Khazri realizoi golin e dytë në portën e Courtois, që vlen sa për statistika. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?