Benzema: Kam pasur probleme fizike, por do të jem gati për Kupën e Botës
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Amazon Prime”, sulmuesi francez Karim Benzema foli për Botërorin dhe dëmtimin e tij aktual.
“Kupa e Botës do të ishte një nga dhuratat më të mira të mundshme për ditëlindje. Çdo ndeshje do të jetë një finale. Kemi një grup të mirë, por duhet të mendojmë garë pas gare.
Dëmtimi? Kisha disa probleme, asgjë serioze. Kam ende kohë nga tani deri më 22 nëntor për t’u rikuperuar. Do të përgatitem fizikisht dhe mendërisht në Katar”, deklaroi Benzema.
KOHA JONË SONDAZH

