Berisha nuk kursehet: Ekipi nuk më pëlqeu, faji është i të gjithëve

Kapiteni i ekipit kombëtar në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës, Etrit Berisha, pranoi se ekipi luajti shumë keq ditën e sotme, dhe se faji ishte i të gjithëve në këtë takim. “Mënyra e qasjes së ndeshjes ishte për tu pyetur, pasi bëmë një ndeshje ku filluam shumë dobët. I lejuam shumë Kosovës të organizohet. Bëmë disa gabime dhe me kundërsulme na rrezikuan. Nuk më pëlqeu qasja e ekipit, si u kundërpërgjigj. Dy mesfushorët e krahut ishin jashtë loje. E kishim të vështirë të kontrollojmë mesin e fushës, Kosova e kontrolloi aty, ku bëri dhe diferencën.

Jemi në një fazë tranzicioni, por nuk kemi shumë kohë të hyjmë në lojë. Kur kemi mungesa në ekip, kjo vërehet. Edhe sot u duk. Duhet të jemi më seriozisht në lojë, edhe pse është miqësore. Kur pëson një apo dy gola, e humb edhe ndeshjen. Kjo gjë ndodh edhe në të ardhmen pastaj. Faji është i të gjithëve, që nuk kemi luajtur në mënyrën e duhur. Kemi disa lojtarë të rinj që duhet t’i jepet kohë të përshtaten në ekip. Dita e sotme një mësim për ne. Që nga ndeshja e ardhshme duhet të kemi paraqitje të mira”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?