FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bomba nga Spanja: Salah i është ofruar Barcelonës

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah mund të jetë zgjidhja ideale për Barcelonën gjatë kësaj vere, pasi dështuan për të transferuar Antoni Grizman nga Atletiko Madrid.

Lojtari egjiptian, i cili pritet që të luajë në Kupën e Botës, i është ofruar blaugranëve sipas gazetës “AS”, teksa negociatat me klubin e Liverpulit janë të hapura. Salah shihet si opsioni ideal, pas dështimit të tratativave me yllin francez të Atletikos, i cili është shumë pranë rinovimit të kontratës me “Los Kolçoners”.

Egjiptian është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit në Premier League, teksa ka shënuar 32 gola në total, ndërkohë që shifra e transferimit mund të jetë mbi 100 milionë euro./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?