Brazili nuk zhbllokon dot rezultatin, pa gola në 45 minutat e para ndaj Kosta Rikës
Brazili nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës në pjesën e parë ndaj Kosta Rikës. Selecao ka dominuar duke krijuar disa mundësi të mira shënimi.
Kosa Rika ka mbrojtur mjaft mirë portierin Navas, duke e detyruar që të bëjë shpesh herë goditje nga distanca me Willian dhe Marcelon. Neymar nuk ka spikatur në pjesën e parë, duke vuajtur mbulimin e ashpër të rivalëve, që i kanë qëndruar shumë pranë.
Trajneri Tite mund të bëjë ndryshime në pjesën e dytë, teksa kujtojmë që ka në dispozicion dhe yje të tjerë si Douglas Costa dhe Firmino. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

