Bundesliga/ Bayerni mund Hoffenheim, Dortmundi shkatërron Stuttgartin (VIDEO)

Bayern Munich dhe Dortmundi bëjnë detyrën në duelet e javës së 11-të. Skuadra bavareze triumfoi pastër 2-0 në transfertën ndaj Hoffenheim, një ndeshje që do ta zgjidhte që në 45 minutat e para. Në minutën e 18-të, Musiala do të realizonte golin e avantazhit pasi mori një asist nga Goretzka.

Në të 38-tën, Choupo-Moting do të realizonte dhe golin e dytë dhe të sigurisë për ekipin bavarez. Bayerni me këtë fitore ruan vendin e dytë me 22 pikë.

Dortmundi ndërkohë triumfoi 5-0 ndaj Stuttgart, teksa do ta zgjidhte ndeshjen që në 45 minutat e para. Bellingham, Sule dhe Reyna do të shënonte 3 gola, duke i dhënë qetësinë e nevojshme verdhezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë do të ishin Bellingham dhe Moukoko do të shënonin dy golat e tjerë, duke vulosur shifrat 5-0. Dortmundi mbetet 3 pikë pas Bayernit pas këtij suksesi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?