Butrinti nuk e përballon dot udhëtimin në Tiranë, anulohet ndeshja e Kupës me Dinamon

Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Butrintit e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme, nuk do të zhvillohet pasi klubi sarandiot nuk ka mundur të udhëtojë për në kryeqytet si pasojë e mungesës së lojtarëve, ndërsa një tjetër justifikim është edhe distanca ku duket se buxheti për të përballuar një transfertë të tillë mungon.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Sarandë ndaj Butrintit, Dinamo fitoi minimalisht me rezultatin 0-1 falë golit të Diogo Da Silva. Në këtë formë, Dinamo kalon automatikisht në raundin tjetër të Kupës aty ku pret fituesen e çiftit Kastrioti-Vora.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?