FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Buzëqesh” Bajerni, gjejeni se kush është kthyer në stërvitje!

“Gjejeni se kush po stërvitet sërish me topin” . Ishte ky postimi në faqen zyrtare në Twitter i Bjern Mynih, teksa postoi disa foto të Manuel Nojer, i cili po stërvitej për herë të parë në qendrën stërvitore të klubit bavarez.

Gardiani gjerman qëndron pushim prej pothuajse më shumë se gjysmë viti. Ky është një hap i rëndësishëm i 32-vjeçarit drejt rikthimit të tij. Në javët e mëparshme, kampioni i botës i Gjermaninë ishte rikthyer në stërvitje, por vetëm duke kryer ushtrime 10 minutëshe në palestër.

Nojer nuk ka luajtur ende një ndeshje me Bayern Mynih, dhe dëshiron të rikthehet sa më parë në fushën e lojës, që me shumë mundësi do të ndodhë ne fund të këtij sezoni, nëse faza e riaftësimit shkon sipas planeve. Ai kërkon që të jetë në Kupën e Botës me “panterat” dhe për këtë qëllim po punon shumë për të qenë gati në formën e duhur në qershor për trajnerin Lëv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?