“Buzëqesh” Sadiku, në fundjavë titullar në duelin e mbijetesës
Armando Sadiku është gati për të dhënë kontributin e tij te Levante në këtë fund sezoni. Tekniku Paco Lopez së bashku me pjesën tjetër të ekipit janë duke kryer përgatitjet e tyre të fundit përpara sfidës së fundjavës kundër Las Palmasit. Përballje kjo që ndryshe mund të përkthehet si një finale mbijetese.
Levante momentalisht qëndron 7 pikë para kundërshtarit të kësaj të diele, por, sidoqoftë, 8 ndeshje nga fundi i kampionatit, nuk mund të tolerohen gabime. Tekniku Paco Lopez pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë “bomberin” kuqezi, Armando Sadiku, i cili duket se ka fituar besimin e tij.
Sadiku ende nuk e ka gjetur golin në La Liga, ndërkohë që mundësia për të festuar do t’i ofrohet në fundjavë. Ndërkohë mediat spanjolle shkruajnë se ende nuk është vendosur se kë do të ketë përkrahë në sulm.
KOHA JONË SONDAZH

