FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më pak pasime se Caballero, ja statistikat që tregojnë se Messi ishte “fantazmë”

Lionel Messi ka përfunduar në qendër të kritikave pas humbjes së thellë 3-0 të Argjentinës mbrëmjen e djeshme ndaj Kroacisë. Ylli i Barcelonës zhvilloi një ndeshje nën mesatare ndaj Kroacisë dhe statistikat e tregojnë këtë gjë.

Gjatë gjithë sfidës, Messi dha vetëm 31 pasime, më pak madje edhe sesa portieri Caballero, i cili pasoi 36 herë. Edhe mbrojtësit Mercado (49), Otamendi (72) dhe Tagliafico (84) pasuan më shumë sesa numri 10 i Argjentinës.

Messi goditi vetëm një herë në portë dhe u përpoq të driblonte 9 herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, përshkoi 7,6 kilometra në fushë, kur mesatarja e skuadrës ishte 9. Por, bie në sy se 84% të këtyre kilometrave Messi i ka bërë duke ecur dhe ka realizuar vetëm 29 vrapime. Statistika që tregojnë se “Pleshti” ishte një fantazmë në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?