Capello: Ja çfarë do ju thoja lojtarëve të Juventusit pas një humbje të tillë
Juventusi ndodhet në krizë totale pas humbjes 2-0 në transfertë përballë Maccabi Tel Aviv, disfatë që shuan pothuajse përfundimisht shanset e bardhezinjve për t’u kualifikuar në Champions League.
Tifozët vazhdojnë prej kohësh të kërkojnë largimin e Max Allegrit, por drejtuesit mendojnë ndryshe..
Fabio Capello, gjatë analizës së kryer në “Sky Sport” rreth humbjes së rëndë në Izrael, zbuloi se çfarë do u kishte thënë lojtarëve nëse do ishte në vend të Allegrit.
“Çfarë do t’i kisha thënë skuadrës në dhomat e zhveshjes pas disfatës me Maccabin? Djema, po jua them qetësisht: kemi prekur fundin! Fajtori kryesor jam unë, por duhet të ngrihemi të gjithë bashkë”, u shpreh Capello.
KOHA JONË SONDAZH

