Ceremonia e “Topit të Artë”, Barcelona i prezanton dy yjet e saj me këngë shqip (VIDEO)
Ceremonia e Topit të Artë u mbajt të hënën, teksa u kurorëzua si fitues Karim Benzema. Pjesëmarrës në këtë çmim sigurisht ishte dhe Robert Lewandowski si dhe talenti Gavi.
Ky i fundit fitoi trofeun e lojtarit të ri më të mirë “Kopa”, ndërsa sulmuesi polak siguroi trofeun e “Gerd Muller” si golashënuesi më i mirë i sezonit.
Pas ceremonisë, klubi i Barcelonës prezantoi dy fituesit me një video në Tik Tok ku shkruante: “Sa shumë talent mes të dyve”.
Gjithsesi në videon e shpërndarë në rrjetin social, bën përshtypje fakti se është shoqëruar nga një hit shqiptar “Habibi (Albanian Remix)” e Dj Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan, një hit që është bërë viral.
@fcbarcelona ✨ so much talent between the two #fcbarcelona #barça #barçaontiktok #football #gavi #lewandowski #ballondor #tiktokdeportes ♬ Habibi Albanian Remix – ⠀ ⠀ ⠀
KOHA JONË SONDAZH

