Chelsea dhe Liverpool “paqe” pa gola në super duelin e mbrëmjes (VIDEO)
Chelsea dhe Liverpool nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola mbrëmjen e sotme.
“Blutë e Londrës” ishin të pafat, pasi gjeti rrugën drejt rrjetës dy herë dhe të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje në minutën e 26-të dhe për prekje të topit me dorë në minutën e 50-të.
Chelsea, që këtë mbrëmje u drejtua nga Saltor, dominoi të gjithë takimin, por nuk ia doli ta mbyllte sfidën me tri pikë. Pas këtij takimi Chelsea renditet në vend të 11-të me 39 pikë, teksa Liverpool në vend të tetë me 43 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

