Chelsea fiton dhe kualifikohet në Austri, nuk gabon as Sevilla (VIDEO)

Chelsea siguron një biletë për në fazën tjetër të Champions League, teksa mori një fitore shumë rë rëndësishme 2-1 ndaj Sazburgut. “Blutë e Londrës” gjetën avantazhin në pjesën e parë me anë të Mateo Kovacic. Në fillimin e pjesës së dytë, austriakët surprizuan dhe barazuan në të 49-tën me anë të Adamu.

Skuadra angleze do të rikthehej sërish në avantazh në minutën e 64-t me një super gol të Havertz. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi ndërkohë që Armando Broja u aktivizua në 15 minutat e fundit. Pas kësaj fitoreje, Chelsea udhëheq grupin me 10 pikë, duke siguruar kualifikimin.

Sevilla fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Copenhagen. El Nesyri, Isco dhe Montiel ishin autorët e golave. Sevilla renditet në vendin e tretë të Grupit G me pesë pikë, ndërsa Copenhagen është i fundit me 2 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?