Chelsea humbet dhe ndaj Aston Villës, zbret në vendin e 11-të (VIDEO)
Chelsea vazhdon serinë e humbjeve në Premier League. Londinezët janë mundur 2-0 në javën e 29-të të kampionatit nga Aston Villa në shtëpi dhe tani ka rënë në vendin e 11-të të renditjes.
Sfida e luajtur në Stamford Bridge është zhbllokuar në minutën e 18-të me miqtë që kanë kaluar në avantazh me Watkins.
Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, ka ardhur edhe goditja e radhës me golin e dytë të shënuar nga McGinn. Chelsea tashmë mban vendin e 11-të me vetmë 38 pikë dhe më shumë mundësi do të mbetet jashtë Europës për sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

