Chelsea mundet me “poker” nga Brighton, vetëm pak minuta për Brojën (VIDEO)
Chelsea pëson disfatën e tretë sezonale në Premier League. Blutë e Londrës u mposhtën 4-1 në transfertën ndaj Brighton, një ndeshje që do të zgjidhej që në 45 minutat e para nga vendasit.
Thiago Silva shmangu dy gola të sigurt në fillimin e ndeshjes, por dhe do të gabonte në dy raste. Në minutën e 5-të Trossaard do të zhbllokonte ndeshjen, duke mposhtur portierin Kepa. Më pas Chelsea do ta dërgonte dy herë topin në rrjetën e tij me Loftus-Cheek dhe Chalobah që gabojnë rëndë në dy raste.
Në fillimin e pjesës së dytë Havertz provoi të rihapte ndeshjen, por që nuk do të shërbente shumë. Gross do të shënonte golin e katërt në minutat shtesë. Vetëm pak minuta hapësirë për Brojën, që preku shumë pak topa.
De Zerbi shijon fitoren e parë nën drejtimin e Brighton dhe ngjitet në vendin e 7-të, ndërkohë Potter pësoi disfatën e parë nga ish-ekipi i tij.
Tottenham arriti një fitore të madhe në fushën e Bournemouth. Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë falë dygolëshit të Moore, por golat e Sessegnon, Davies dhe Bentancur i dhuruan skuadrës së Antonio Contes një triumf drithërues./R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

