Chelsea nuk fiton me Brojën titullar, Liverpooli nuk gabon ndaj West Ham (VIDEO)

Armando Broja e nisi si titullar ndeshjen ndaj Brenfordit në javën e 12-të, por nuk mundi që të gjente rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar luajti për 62 minuta, ndërsa “Blutë e Londrës dominuan vetëm në fraksionin e parë, pasi në pjesën e dytë sfida ishte disi e balancuar.

Broja tentoi të gjente rrugën drejt rrjetës në disa raste, teksa spikat një shpërthim i tij në minutën e 38-të, por pa mundur që të gjente Havertz në zonë. Chelsea me këtë barazim mbetet në vendin e katërt me 20 pikë.

Liverpooli mori një fitore minimale 1-0 ndaj West Ham në duelin e javës së 12-të. Ekipi i Klopp zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, pasi Nunez gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi fitoren Liverpool-it. Një triumf i vuajtur për The Reds, por që gjithsesi i ndihmon të ngjiten në vendin e 7-të me 16 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?