Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi ndaj Newcastle, Broja luan titullar por s’lë gjurmë (VIDEO)

Nuk ka fund kriza e skuadrës së Chelsea-t. Blutë e Londrës pësuan humbjen e tretë radhazi në kampionat, duke u mundur këtë herë 1-0 në transfertë nga Newcastle.

Armando Broja e nisi ndeshjen si titullar duke u aktivizuar për 73 minuta por pa mundur që të lërë gjurmë në këtë sfidë. Sulmuesi shqiptar do të ndalej në një rast nga portieri Pope, ndërkohë që në mundësinë tjetër nuk ariti të vihej në kontakt me topin.

Në të dytën trajneri i Bluve e zëvendësoi, por as shokët e tij s’mundën të bënin paraqitje të mirë. Golin e vetëm do ta shënonte Willock në minutën e 67-të të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Newcastle me këtë fitore fluturon në vendin e tretë me 30 pikë, ndërkohë që Chelsea renditet në vendin e 8-të me 21 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?