City shkatërron me 6 gola Burnley-n në gjysmëfinalen e Kupës, Haaland shënon tripletë (VIDEO)

Manchester City ka fituar me lehtësi 6-0 ndaj Burnley-t dhe ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë.

Sfida e zhvilluar në Etihad Stadium është zhbllokuar në minutën e 32-të. Norvegjezi mori një pasim të bukur nga Alvarez dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të zgjuar.

Tri minuta më mbrapa, ish-ylli i Borussia Dortmund ishte sërish protagonist duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spektakli i Haaland vijoi dhe në pjesën e dytë me golin e tretë personal dhe të tretin për ekipin e tij të shënuar nga norvegjezi në minutën e 59-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dominimi i skuadrës së Pep Guardiola-s u kompletua nga Alvarez në minutën e 62-të dhe 73-të dhe dhe nga Palmer në minutën e 68-të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?