FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmenduri në “San Paolo”, Napoli përmbys Kievon në “frymën e fundit” (VIDEO)

Napoli ka bërë një përmbysje të çmendur ndaj Kievos. Skuadra e Mauricio Sarrit ka fituar 2-1 falë dy golave të shënuar në minutat e fundit, duke mbajtur të hapur luftën për titullin kampion.

Të kaltrit dominuan në 45 minutat e para, por Insinje shpërdoroi disa mundësi. Kur pritej goli i vendasve, miqtë kanë surprizuar duke gjetur golin e avantazhit me Stepinskin në minutën e 73-të. Napoli përpiqet që të reagojë, teksa do të gjenin golin e barazimit vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt me Milik, pas një goditje me kokë. Në kohën shtesë, Napoli gjen dhe golin e avantazhit me Diavara.

Pas kësaj fitoreje, Napoli mbetet në vendine  dytë me 4 pikë larg Juventusit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?